Albani dhe Miriami zgjedhin mënyrën e ëmbël për të mirëpritur Duam në shtëpi (foto)

Çifti i njohur dhe mjaft i dashur i showbizit, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani para pak ditësh janë bërë sërish prindër të një djali.

Ata e pagëzuan atë me emrin e veçantë Duam.

Përmes postimeve të tyre, ata bënë të ditur se zgjedhja e këtij emri lidhet me këngën me të cilën ata kurorëzuan martesën e tyre para pak muajsh.

Së fundmi, Miriam përmes një fotje të publikuar në Instagram ka treguar se si është mirëpritur në shtëpi vogëlushi.

Në foto shihet një tortë mjaft e veçantë sipër së cilës shkruhej: Mirë se erdhe Duam.

Përveç se e veçantë torta duket se ishte mjaft e shijshme sepse ata nuk kishin mundur t’i rezistonin dot dhe këtë e tregon vetë Miriam në postimin ku shkruan: Ishte aq e mirë sa që s’na u durua./tvklan.al

Loading...