”Paga minimale”, “Shqipëria” dhe fjala “akcizë”, janë tre fjalët që italianët kanë kërkuar më shumë në internet. Në këtë përfundim ka dalë një analizë nga kompania “Arcadia”, e botuar në të përditshmen italiane “Panorama”.
Tema e “pagës minimale” ka arritur një rekord të padiskutueshëm duke grumbulluar gjithsej 32 630 përmendje gjatë tre javëve të para të gushtit.
”Shqipëria” zuri vendin e dytë, me 28 890 përmendje duke u pozicionuar shumë pranë vendit të parë. Vendin e tretë më të përmendur në komentet e italianëve e zuri fjala ”akcizë” me 23 130 përmendje, e ndjekur nga fjala ”faturë” me 15 180.
”Paga minimale” dhe ”Shqipëria” u gjetën si fjalët kyçe më tërheqëse. Shuma totale e reagimeve ka kaluar shifrën 14 milionë, çka nënvizon përfshirjen aktive të komunitetit online. ”Paga minimale” dhe ”Shqipëria” spikasin në këtë garë duke marrë një vëmendje të jashtëzakonshëm prej 61,52% që nga fillimi i muajit.