Albano Bodgo kritikon tekstet e dy artistëve shqiptarë: ‘Ok me tre fjalë por të jesh kaq dembel sa ta bësh me dy fjalë, ku je je je, ku je je je…’

Aktori i humorit, Albano Bogdo ka kritikuar tekstet e këngëtarëve shqiptarë, duke thënë se janë dembelë dhe e bëjnë refrenin me tre fjalë
Në një video të shpërndarë në profilin e tij në Tik-Tok, aktori është i ulur para pianos dhe thotë:

“Këngëtarët pavarësisht se sa cilësorë janë nganjëherë përtojnë aq shumq të shkruajnë tekst saqë e bëjnë refrenin me maksimumi tre fjalë.”- shprehet aktori.

Më tej ai përmend Aurela Gaçen, për të cilën thotë se është një këngëtare e shkëlqyer. Ai më pas nis të këndojë këngën e saj “Ja ke nge”, ku shprehet se refreni i saj është me tre fjalë.
“Për shembull kemi Aurela Gaçen që është një këngëtare shumë e shkëlyqer por e ka bërë me tre fjalë, “ja ke nge, ja ke nge…” tre fjalë.”– thotë Albano.

Më pas ai këndon një refren tjetër, i cili i përket këngës “Ku je” nga Elgit Doda, megjithatë nuk ka preferuar ta përmendë emrin e tij.

“Ok me tre fjalë por të jesh kaq dembel sa ta bësh me dy fjalë…

“Ku je je je, ku je je je…”

Loading...