Albin Kurti infektohet me koronavirus

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi i ri.

Ai ka thënë se dy ditë më parë ka pasur simptoma të lehta të sëmundjes dhe më pas i është nënshtruar testit për koronavirus.
“Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Aktualisht, sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Kosovë që prej fillimit të panemisë, e deri më 27 tetor, janë regjistruar 18,345 të infektuar.

Prej tyre, 669 pacientë kanë vdekur dhe 2,478 raste vazhdojnë të jenë aktive.

Loading...