Albin Kurti: Thaçi po e përdor Kosovën si plackë pazari

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas raportimeve të fundit për mundësinë e ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi, dhe se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë ka mundësi të bëhet më 12 qershor në Uashington.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi po donë ta ndajë Kosovën duke bërë pazare.

“Këta njerëz edhe pavarësinë ta varin”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Ja postimi i plotë i Kurtit:

Opsione për Kosovën, sa të duash. Me 13 pika, me 16, me 17, me 22 pika! Sepse i ashtuquajturi president i Kosovës e ka vënë shtetin tonë në pazar dhe po thotë se u bë aksham.

Kosovën don ta çmontojë dhe ta falë ose shesë pjesë-pjesë: dikujt Trepçën, tjetërkujt Ujmanin, me përqindje KEK-un, Mitrovicën ta bëjë Bërçko, kishat e manastiret ortodokse Hilandar, dhe, statuse speciale gjithandej diku 35 e diku 99 vjet. Çka i bie kjo, si Bosnja, si Palestina apo si Hong Kongu? Paj, të trija këto.

Ama në fund të dialogut na vjen njohja, thotë edhe qeveria porsi ai – pra, do të njihet ajo që mbetet nga Kosova, ndërkohë që e kanë pranuar mosnjohjen e Serbisë. Këta njerëz edhe pavarësinë ta varin.

Loading...