Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kundërshton konsensusin për tre pikat që Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore ranë dakord sot, duke e cilësuar si një marrëveshje Rama-Basha.
Në faqen zyrtare aleanca ka publikuar qëndrimin e avokates Irena Dule që e cilëson këtë konsensus për tre pikat si një bashkëqeverisje Rama-Basha.
“Paska rene dakord tryeza PD-PS per:
1) motin se kur duhen bere zgjdhjet. a thua ky eshte shqetesimi yne?
2) lidhur me financimin. mediat mezi e pohojne se nuk ka ndryshuar skema e financimit, por eshte rritur financimi nga buxheti i shtetit, qe do te thote ne do paguajme me shume per binomin Rama-Basha.
3) lidhur me kuotat gjinore. Kane ne plan te bejne gjinine femerore me zor politikano/partiake. Thua qeverisja Rama me me shume gra e vajza ne qeverisje e kudo ka vendimarrje, pjesa me e madhe ne sherbim te vetes, ne haremin e vet, per te cilat pavaresisht moshes, nuk gezoj piken e respektit.
e gezofshim dakordesine e rradhes kunder nesh. Rama dhe Basha po bashkeqeverisin. kush nuk po e kupton akoma kete. Av. Irena Dule” mbyllet reagimi.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i kërkoi dje Lulzim Bashës që të mbajë premtimin dhe të hapë listat për deputetët, sikur firmosi kontratën 10 muaj më parë me artistët.