Aleksandar Vuçiç takim me Papa Françesku: “Unë shkoj te Papa në Vatikan për ta lutur që të mos e njohin Kosovën”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nis vizitën e tij zyrtare në Vatikan.

Ai do të pritet nga Papa Françesku dhe sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinal Peter Paroli.

Në deklaratën përpara nisjes së takimit me Atin e Shenjtë, kreu i shtetit serb deklaroi se do t’i kërkojë të mos njohë pavarësinë e Kosovës.

“Unë shkoj te Papa në Vatikan për ta lutur që të mos e njohin Kosovën”, u tha Vuçiç gazetarëve së fundmi në Beograd.

Loading...