Vuçiç është shprehur se: “Dorëheqja e Haradinajt është mashtrim politik për të fituar më shumë popullaritet, por, Serbia duhet të tregojë maturi, qetësi e s’duhet të reagojë me eufori”.
Vuçiç në një konferencë për media tha se i kupton pritjet e serbëve për drejtësi, dhe thirrjen nga Specialja që Haradinaj të shkojë si i dyshuar për krime lufte.
“Nuk ka asnjë arsye për gëzim dhe eufori, sepse gjithçka duhet parë në aspekt tjetër, të shohim faktet dhe pasojat që vijnë pas atij akti”, tha Vuçiç.
Loading...