Kr yeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet ditën e sotme në kryeqytetin serb, Beograd ku të enjten do të mbahet takimi i radhës i nismës Ballkani i Hapur.
D uket se Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç nga ana e tij ka organizuar një mikpritje të ngrohtë për Ramën, teksa ka organizuar një darkë ku ka qenë edhe Rama i pranishëm.
Së ba shku me të në darkë janë të pranishëm edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov si dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç. Fotoja është bërë publike në rrjetin social Instagram, ku presidenti Vuçiç shkruan me krenari për verën që u ka ofruar miqve nga Ballkani.
Vu çiç: Një mbrëmje e mrekullueshme në restorant “Salon 1905” me miq nga rajoni, Edi Rama, Zdravko Krivokapic dhe Nikola Dimitrov. Unë dhe Ana Brnabić u dhuruam mysafirëve tanë verëra të shkëlqyera serbe dhe guxuam t’i krahasonim me verërat shumë të mira franceze. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit.