Alibeaj: “Duhet bërë drejtësi në këtë vend”

Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj tregoi se çfarë do të ndodhë me zgjedhjet e 13 tetorit.

Alibeaj tha se bëjnë apo jo zgjedhje më 13 tetor, kjo është histori tjetër.
Ai u shpreh është një histori do të përfundojë me pranga.

“A bëjmë apo nuk bëjmë zgjedhje në 13 tetor kjo është histori tjetër.

Besoj se është një histori që do të përfundojë me pranga, sepse nuk i lejohet kamikazëve të KQZ-së, atyre 4 që janë që ditën kur t’i bindeshin një ligjërimi të ligjshëm sa kohë që gjykata nuk ka folur, thonë ‘ jo në do të shkojmë me pushime’.

Merr masa, ngre një komision hetimor dhe 4 bastardë që kanë shpërdoruar Kushtetutën dhe të drejtën e shqiptarëve për të qenë shoqëri e civilizuar dhe për këta nuk flet njeri. Duhet bërë drejtësi në këtë vend. Në mënyrë që edhe Holanda të na hapi negociatat”, tha Alibeaj i ftuar në “Tempora”.

Loading...