Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti mbrëmjen e sotme ka shprehur hapur ambicien e tij për Bashkinë e Tiranës.
Ndonëse prej kohësh është përfolur se do të jetë kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, së fundki ka qenë vetë Alimehmeti i cili është shprehur i bindur për një rezultat fitues në zgjedhjet e 14 majit.
Në një intervistë televizive, Alimehmeti tha se asnjëherë s’ka hyrë në një garë për të humbur.
Pyetje: Mamaja ka qenë deputete, babai vetëm kandidat. Ju do ngjasoni politikisht nga mamaja apo babai, do jeni kandidat apo kryetar?
Ilir Alimehmeti: Pyetja e parë do të ishte a je kandidat. Por, në jetën time askund nuk jam futur për të humbur.
Loading...