Alketa Hysa zbardh detaje nga sherri me Dan Hutrën para masakrës

Familja Hysa përjetoi humbjet më të rënda nga dora gjakatare e Dan Hutrës, vrasësit serial që më 1 Mars vrau 3 gra dhe plagosi 3 gra të tjera.

Në familjen e ish-bashkëjetueses së tij Elena (Alketa) Hysa, Dan Hutra vrau Mevlute Hysën 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses), si dhe plagosi ish-bashkëjetuesen Elena Hysa 35 vjeçe dhe nënën e saj Kujtime Hysa 60 vjeçe.
Elena Hysa ka treguar sot gjatë një interviste televizive se Dan Hutra, së bashku me të motrën ia kishin numëruar ditët e shtatzënisë, dhe se fëmija nuk ishte i tij.

Alketa Hysa: “Ditën tjetër të mëngjesit, ai më tha më ke gjak, u frikësova. Shihja heshtje të madhe, kisha frikë. Më ka marrë dhe telefonin. Mua nuk më tregon askush se isha shtatzënë, më thanë se mishi i huaj në trup ishte sëmundje e keqe. Madje, Dani më ka numëruar dhe ditët e shtatzanisë, së bashku me motrën e tij. Nuk e di si i kanë bërë.

Ajo nuk bënte thonin për mua, kanë sharë familjen time. Pastaj dola nga krahu tjetër. Ai më tha mua s’mbaj dot kopilin tënd”.

Loading...