Alketa surprizon prindërit për Shën Valentin: ‘Qofshi gjithnjë të dashuruar si ditën e parë’

Agroni dhe Xheku festojnë 50 vite dashuri, nga një martesë që fillimin e saj e pati me shkuesi. Vajza e tyre, Alketa, ka ardhur posaçërisht për ta nga Italia, për t’iu lënë një kujtim të bukur në studion e rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan. Më herët ajo tregoi se është rritur mes dashurisë dhe një ambienti të ngrohtë familjar, për të cilin iu është falënderuese prindërve të saj.

Alketa: Mami, babi, unë mezi kam pritur që t’jua bëj këtë surprizë sepse kur ishte 50-vjetori juaj, unë nuk arrita dot që të vija dhe meqenëse është Shën Valentini dhe ju jeni me gjithë mend një çift i dashuruar që e tregoni dashurinë e kësaj dite dhe me atë dashuri që na keni dhënë ju ne fëmijëve, ne e kemi përballuar jetën me të gjithë të mirat dhe të këqijat që të jep. Ju e keni treguar dashurinë, zemrën e madhe që keni dhe ju faleminderit shumë. Ju uroj që të jeni gjithmonë kështu të dashuruar, si ditën e parë./tvklan.al

Loading...