Alketa Vejsiu do të prezantojë për herë të parë “Festivalin e RTSH-së”: “S’dua të marr asnjë qindarkë nga taksat që paguajnë shqiptarët”

Sezoni i ri televiziv, Alketa Vejsiun e ka gjetur me disa porojekte.

Përveç “TV Klan”, atë do e shohim edhe në “TVSH” ku do të prezantojë për herë të parë Festivalin e RTSH-së.

Ditën e sotme për të folur lidhur me të, Alketa ka qenë e ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë” dhe ndër të tjera ka treguar edhe pagesën që do të marrë për festivalin.

Përgjigjja e saj na ka habitur të gjithëve, pasi Alketa ka treguar se nuk do të parrë asnjë lek për prezantimin.

“Duket gjithmonë sikur çdo gjë që njeriu bën, e bën për të marrë ca të mira materiale në fund.

Unë do të paguhem 0 Lekë për festivalin dhe ka qenë kjo një marrëveshje që kam bërë me veten, por edhe me drejtuesit e Televizionit Publik, sepse këtë festival po e bëj në fakt për ideal.

Dua vërtet të bëj një festival të mirë.

S’dua të marr asnjë qindarkë nga taksat që paguajnë shqiptarët”, u shpreh Alketa.

Loading...