Alketa Vejsiu flet shqip në Sanremo/ I dua shumë të gjithë shqiptarët

Prezantuesja Alketa Vejsiu ka zbritur në skenën e madhe të Aristonit.

Për herë të parë një prezantuese shqiptare shkel në skenën e Ariston.

Alketa e veshur me rozë ka mrekulluar të gjithë, kur ka zbritur shkallët e festivalit të 70’ të muzikës italiane.

Alketa, nuk e fshehu emocionin teksa zbriste shkallët e teatrit të famshme “Ariston” duke e konsideruar këtë pjesëmarrje një triumf për karrierën e saj profesionale, ndërsa zgjodhi një moment të veçantë gjatë prezantimit për të përshëndentur në shqip të gjithë bashkëkombasit e saj.

“I dua shumë të gjithë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri”, u shpreh ajo duke bërë që “Sanremo” të flasë shqip për pak sekonda.

Loading...