Alketa Vejsiu i rikthehet muzikës? Moderatorja tregon planet më të fundit

Moderatorja Alketa Vejsiu ka hedhur zëra se mund ti rikthehet sërish muzikës. Për ata që nuk e dinë, Vejsiu dikur ka kënduar, por e la pas kur iu fut botës së televizionit dhe biznesit të eventeve dhe fustaneve të nusërive.
Një nga fanset e saj më të vjetra e pyet nëse do i rikthehet muzikës dhe ajo nuk e heq këtë si mundësi.

“A ke plan për të berë 1 këngë apo ke hequr dorë? Të kam ndjek qëkur prezantoje në radio”, i shkruan një ndjekës asaj.
“Po do me pelqente te rikthehesha me nje hit vere p.sh, ndoshta me nje kengetare tjeter (e kam nje ide ne mendje)! Muzika dhe kenga nuk jane zgjedhja ime e pare! Kendoj qe e vogel, e kam ne gen pasionin per muziken, por sjam kengetare ne profesion.

Alketa Vejsiu i rikthehet muzikës? Moderatorja tregon planet më

Pasioni i vertete do mbetet televizioni dhe biznesi”, ka shkruar ajo.

Loading...