Alketa Vejsiu/ Jam e prekur nga dashuria e Shqipërisë dhe shqiptarëve! Vendi që më bëri kjo që jam!

Alketa Vejsiu i mahniti të gjithë me prezantimin e saj në Sanremo, përkrah Amadeus në një spektakël ku u fol edhe shqip.

Prezantuesja shqiptare u ngjit në të njëjtën skenë së bashku me Georgina Rodriguez, duke marrë duatrokitje dhe komente dashamirëse nga të gjithë. Pas natës së djeshme Alketa falenderon të gjithë shqiptarët.

“Jam e prekur nga dashuria e Shqipërisë dhe shqiptarëve! Vendi që më bëri kjo që jam! Shqiponjave ju pëlqen të fluturojnë lart! Vij nga toka e shqiponjave!”- shkroi ajo.
Alketa u shpreh gjithashtu se Sanremo mbrëmë foli shqip dhe kjo ishte pikërisht lumturia e saj.
“Sanremo dje foli shqip dhe kjo ishte lumturia ime më e madhe! Faleminderit të gjithëve! Zoti ju bekoftë,”– shtoi moderatorja.

Loading...