Alketa Vejsiu puth hapur njeriun e zemres: ‘Sa të dua o shpirt, dua të të …’

Teksa po i hidhnim një sy Instagramit të Alketa Vejsiut vumë re se peshën kryesore të postimeve të saj e zënë momentet nga programet e ndryshme gjatë viteve, foto dhe video nga udhëtimet e shumta, receta gatimi, dedikime personave më të dashur etj, e natyrshëm na lindi pyetja “Po familja e saj pse mungon?”. Kjo ka qenë një zgjedhje e Alketës, madje mund të themi me plot gojë që ia ka dalë mbanë të mbajë sa më larg vëmendjes së publikut jetën private.

Vejsiu është nënë e dy fëmijëve, një vajze të quajtur, Nicol, dhe një djali, Lionel, për të cilët është shprehur se janë suksesi i saj më i madh në jetë. Por ndonëse ka zgjedhur të mos publikojë imazhet e të dyve, së fundmi ajo ka ndarë për publikun një video teksa përqafon vajzën, duke u shprehur se do të donte që ky përqafim të zgjaste përgjithmonë.
Të dyja ndodhen në Londër, duke shijuar ndoshta ditët e fundit të pushimeve dhe më shumë se nënë e bijë na u dukën si shoqe. Nicol është rritur aq shumë dhe me shumë gjasë do të jetë më e pranishme në udhëtimet e mamit.

Loading...