Gjykata të martën ka marrë vendim vetëm për njërin prej të arrestuarve si të dyshuar për grabitjen e 9 prillit. Ndërsa masa për Oltian Veseli, Renaldo Sula dhe Saimir Çela do të jepet nesër.
Për Alkond Bengasin, Gjykata nuk pranoi si avokat Adriatik Camen pasi nuk ka tagrat e përfaqësimit, duke i caktuar si avokate kryesisht Kristina Marku. Po ashtu mësohet se Bengasi ka pranuar të jetë bashkëpunëtori i drejtësisë.
Në kuadër të operacionit për kapjen e të dyshuarve si të përfshirë në grabitjen e 9 prillit, policia veç 4 personave të arrestuar, policia ka shpallur në kërkim 2 të tjerë.
Ndaj të arrestuarve rëndojnë akuzat e “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Vrasje e Punonjësve të Policisë“ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”. /atsh/