Policia Rrugore vijon kontrollet për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit.
Policia bën me dije se shtetasi me inicialet N.D, 43- vjeç ka rënë në pranga pasi ishte duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit.
Njoftimi i policisë:
Policia Rrugore e Tiranes vijon kontrollet pergjate fundjaves me drager e radar ne rruget urbane e interurbane.
Drejtuesi i mjetit shtetasi N.D 43 vjeç, u kap para pak minutash ne rrugen “Ali Demi” nga Policia Rrugore duke drejtuar mjetin ne gjendje te dehur ne masen 0.90 mg/l dhe testi i dyte 0.88 mg/l.
Kjo mase alkooli ne timon vret jeten.
Mos drejto mjetin nen efektin e alkoolit apo me keq akoma ne gjendje te dehur, mos abuzo, mos ngeglizho, mos rrisko, por perdor mjetet e transportit publik ne rast se ke konsumuar alkool.