Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tepelenës pasi bëri një njoftim të rremë, duke improvizuar vjedhjen e një shume parash.
Sipas uniformave blu mësohet se shtetasi Stilian Muha më 27 nëntor njoftoi policinë se disa persona i kishin hyrë në banesë dhe i kishin marrë 200 mijë lek.
Pasi policia hetoi për zbardhjen e plotë të ngjarjes, rezultoi se 32-vjeçari kishte bërë njoftim të rremë dhe ngjarja ishte e improvizuar.
Nga hetimet e kryera rezultoi se 32-vjeçari është i implikuar në veprimtari kr iminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve nark otike.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 300 gramë can nabis sativa dhe një ar më gjahu që e mbante pa leje.
Advertisements
Njoftimi i plotë i Policisë:
Tepelenë
Bëri njoftim të rremë, duke improvizuar vjedhjen e një shume parash, vihet në pranga 32-vjeçari.
Gjatë kontrollit në banesë, Policia i gjeti dhe i sekuestroi një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një armë gjahu që e mbante pa leje.
Procedohet penalisht edhe babai i tij.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Tepelenë, menjëherë pas njoftimit të marrë mbrëmjen e datës 27.11.2021, nga shtetasi S. M., se disa persona i kishin hyrë në banesë dhe i kishin marrë 200.000 lekë, kanë organizuar punën në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Si rezultat i punës hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe rezultoi se shtetasi S. M. ka bërë njoftim të rremë, duke improvizuar ngjarjen e grabitjes së shumës së parave.
Po nga hetimet rezultoi se ky shtetas është i implikuar në veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 300 gramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe një armë gjahu që e mbante pa leje.
Në vijim të veprimeve është proceduar penalisht edhe shtetasi A. M., babai i shtetasit S. M.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, “Njoftimi i rremë në organet e rendit“ dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.