Histori qe duhet lexuar.
Një grua tregoi për tronditjen që pësoi pasi zbuloi se bashkëshorti i saj ishte i martuar me disa gra. 53-vjeçarja Mary Turner Thomson, nga Edinburgh zbuloi se bashkëshorti i saj amerikan William Allen Jordan kishte 3 bashkëshorte të tjera. Ai kishte gjithashtu të paktën 13 fëmijë me 6 gra të ndryshme, të cilave u thoshte se ishte agjent sekret, në mënyrë që të justifikonte mungesën e tij të shpeshtë.
Në fakt ai ishte thjeshtë një punonjës IT. Duke folur për britaniken Daily Record, 53-vjeçarja Mary rrëfeu se e kishte njohur William-in online. “Isha nënë e vetme, me një foshnje 9 muajsh. Ai ishte shumë tërheqës. Nisëm të dilnim dhe në fakt më kërkoi të martoheshim pas 3 javësh që dilnin. I thashë jo, por më vonë u fejuam dhe kishim 4 vjet të martuar. 6 muaj pasi ishim bashkë mbeta shtatzënë, që ishte vërtetë surprizë e madhe, sepse më kishte thënë që ishte steril”.
William i tha 53-vjeçares se ishte agjent i CIA-s dhe se i duhej të udhëtonte gjatë gjithë kohës në “misione” të ndryshme. Në të vërtetë ai vizitonte bashkëshortet dhe familjet e tjera.
Ndonëse fitonte 10 mijë paund në muaj, ai i kërkonte bashkëshortes para, me pretendimin se duhej të paguante armiqtë, që e kërconin se do t’ia thernin fëmijët dhe copat do t’ia nisnin me postë. Për pasojë, Mary i dha atij plot 200 mijë paund. “Mendoja që nëse nuk do t’i jepja paratë, ata do të na vrisnin fëmijët”, tregoi më tej gruaja.
Por mashtrimi tij u ekspozua në Prill të 2006-s, kur Mary mori një telefonatë nga një grua e cila i tha: “Jam zonja tjetër Jordan”.
“Për më shumë se 1 orë dëgjova sesi Michelle po hidhte poshtë çdo gjë që kisha ndërtuar në jetën time. Me qetësi, ajo më tha se me bashkëshortin tim Will Jordan, babain e dy fëmijëve të mi të vegjël, ishin të martuar prej 14 vjetësh dhe kishin 5 fëmijë sëbashku”.
Pasi e vërteta e tij e pabesueshme u zbulua, Will u dënua për bigami, mashtrim etj. Nga 5 vjet që u dënua në total, ai bëri 2 vjet e gjysmë përpara se të deportohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.