Alternativë për ushqim të shëndetshëm,lakra turshi

Ushqimi gjatë stinës së ftohtë mbetet i rëndësishëm, pasi organizmi duhet të përballet me të ftohtin dhe me virozat e shumta që qarkullojnë në këtë stinë. Edhe pse disa perime të freskëta në këtë sezon nuk mund t’i gjejmë në treg, alternativat për ushqim të shëndetshëm nuk mungojnë. Njëra prej tyre, është lakra turshi, një ushqim tradicional në vend.

Ndër ushqimet më të mira për shëndetin gjatë dimrit është lakra turshi, me gjithë popullaritetin në vendin tonë, ajo përmban në vete shumë të mira.

Vetëm një porcion lakër turshi siguron sasinë e nevojshme të vitaminës C për një ditë. Lakra gjithashtu është e pasur me vitamina që i përkasin grupit B (ndihmojnë në funksionimin e sistemit nervor, gjumit të shëndetshëm dhe gjendjes së mirë shpirtërore), vitaminë PP (e nevojshme për lëkurë të pastër dhe elastike) dhe vitaminë U (mbrojtësi bazë i stomakut dhe gastritit). /atsh

Loading...