Avokati dhe aktivisti i njohur Altin Goxhaj, deklaroi në studion e Fax News se Lulzim Basha është tradhëtari më i madh brenda Partisë Demokratike.
Sipas tij, ai pavarësisht helmimit të qytetarëve nga gazi kimik në protestë, Basha refuzon të dorëzojë një mandate për të bërë analizat mjekoligjore të gazit helmues që është hedhur gjatë protestave të opozitës.
“Luli bëri thirrje për të rrëzuar mitin e fundit, dhe miti i fundit ishte mbledhja e popullit për të rrëzuar Ramën. Dhe çfarë arriti. Gjitha ajo protestë dhe protestues shembi vetëm një kërpurdhë, dhe Rama nisi arrestimet, duke dalë i fituar nga kjo betejë”.
Sipas Goxhajt ka patur një sherr të madh brenda Partisë Demokratike lidhur me vendimin për të djegur mandatet, sepse sipas tij Basha është marrë penga nga demokratët që kur kanë kuptuar se ai I ka tradhëtuar ata.
“Ka patur një sherr të paparë për të dorëzuar mandatet brenda PD-së. Lulin e kanë marrë peng kur ka dalë në deklaratë për dorëzimin e mandateve. Ai është marrë penga nga demokratët që kur e kanë kuptuar se ai i ka tradhëtuar ata, sepse doli në shesh, bëri thirrrje për rrëzimin e qeverisë dhe shembi thjeshtë një kërpurdhë. Mungesa e një denoncimi për helmet kimike të përdorura ndaj qytetarëve në protestë, e ka bërë Bashën pjesë të asaj që e bën Ramën më të fortë se kurrë. Fakti që po bën një bllof me mos dorëzimin e një mandati hetimi në institucionet ndërkombëtare për hedhjen e gazit tregon se Luli është tradhëtari më i madh brenda PD-së”.
Goxhaj foli edhe për abuzimin që sipas tij ka bërë Policia e Shtetit me hedhjen masive të gazit lotsjllës që sipas tij ka qenë helmues dhe me prejardhje nga Serbia.
“Policia duhet të futet vetë në burg për përdorimin e gazit helmues, është vërtetuar që gazi është helmues. Kemi të bëjmë me një predhë serbe, predhat që janë hedhur në protestë kanë ardhur nga serbia, ato kanë pasoja të rënda për shëndetin”.
Altin Goxhaj tregon edhe dorën e tij të lënduar nga lëndët helmuese duke thënë se ka takuar me dhjetra njerëz pas protestës të cilët kanë shfaqur shumë problem ku sipas tij kanë vjellur edhe gjak për shkak të helmimit.