5 vitet e tij në kampin Al Hawl në Siri ka folur së fundmi 11-vjeçari Alvin Berisha.
Para hetuesve, në praninë e psikologut, 11-vjeçari ka rrëfyer se nëna e tij është vr.arë gjatë një bom.ba.rdimi dhe se ai ka qenë pranë saj.
Mediet italiane shkruajnë se javën tjetër 11-vjeçari do i nënshtrohet një operacioni për pl.agën që ka në këmbën e tij.
“Mamaja ime vd.iq në një bo.mbë, unë isha afër saj”, ka deklaruar ai në një seancë të audituar me një psikolog, para hetuesve.
11-vjeçari është akoma në gjendje sho.ku dhe javën tjetër ai do të shtrohet në spital dhe operohet për pl.agën e këmbës së pë.suar në shpë.rthim.
Nga sa dihet, hetuesi duke u përballur me psikologun, vendosën këtë mëngjes të dëgjojnë vetëm për një kohë të shkurtër fëmijën, i cili ende paraqet në një gjendje shumë e lartë tr.onditëse për tr.aumën emocionale”, shkruhet nga media italiane.
Jeta e Alvin Berishës
Historia e 11-vjeçarit u bë publike nga emisioni investigativ italian “Le Ienne”, ku me ndihmën e gazetarëve, pas pesë vitesh kërkimeve në fund, i ati i dësh.përuar Afrim Berisha, arriti të depërtonte ne kampet e Sirisë dhe takoi të birin, në 25 shtator të këtij viti.
Tre ditë pas publikimit të investigimit të “Le Iene” për rastin e fëmijët 11 vjeç dha do.rëheqjen edhe Genti Gazheli, ambasadori i Shqipërisë në Turqi, por të pr.ekurit nga historia e të voglit shqiptar nuk u dorëzuan.
Italianë, shqiptarë dhe njerëz anëmbanë botës bashkë me median ushtruan pre.sion mbi qeverinë shqiptare dhe organet kompetente në mënyrë që 11-vjeçari të hidhej sërish në krahët e të atiti dhe këtë herë për të mos u larguar më kurrë.
Burimi: Il mattino.it