Alvini takon gjyshin pas pesë vitesh,lot gezimi

11-vjecari Alvin Berisha është duke kaluar ditët më të lumtura të jetës së tij pas shpëtimit nga kampi famëkeq i “Al Hol-it” në Siri ku mbahen gjysmë të burgosur familjarët e luftëtarëve të ISIS.

Ai i është kthyer familjes pas angazhimit të emisionit italiane “Le Iene” pasi ngriti në këmbë një pjesë të mirë të shoqërisë italiane.

Në një video të postuar në Facebook nga babai i tij, Afrimi, duket momenti kur Alvini takohet me gjyshin e tij.

Ata nuk ishin parë prej pesë vitesh, që kur Alvini u dërgua nga nëna e vet në Siri, e cila iu bashkua të ashtuquajturit “Shtet Islamik”.

Natyrisht takimi ka qene emocionues i shoqeruar me lot gezimi.

 

blob:https://www.facebook.com/3f2ab1d1-5001-4f00-8f2b-16fa05ba29fd

Loading...