Alvisa kercenon familjen e Hysenit “Nese vazhdon, do ta denoncoj. E kontrolloni nga trutë, psiqik

Vetëm pak minuta pas publikimit të rregjitrimit të radhës nga Hysen Rama, Alvisa Qarri shfaqen live në instagramin e saj. Ajo këtë herë nuk është shfaqur vetëm për të faktuar apo për të akuzuar Hysenin, por ka shkuar edhe më tej duke kërcënuar drejtëpërdrejtë familjen e tij. Ja cfarë ka deklaruar ajo:
Më kanë ardhë disa gjëra në inboksin tim nga disa prej jush, disa rregjistrime ku vërtetohet shumë qartë që unë kam luftuar për ti mbushur mendjen që mos të vijë në ate emision. Dhe po e keni vënë re më ka thënë ‘ A i ke bërë ato që të kam kërkuar unë? Domethënë disa gjëra që ai i ka kërkuar për presion dhe kërcënim. Do me thënë nëse i ke bërë unë nuk vi, nëse si ke bërë unë do të vi. Dmth është presion dhe kërcënimi aty duket qartë. Dhe unë mënyra se si flisja në mënyrë shumë të butë që pooo, patjetër, vetëm mos hajde aty. Kuptoni diçka dhe jini realist. Një njeri që të incizon është i zhytur dhe ky ka qenë plani i tij për të më shkatërruar mua. Këtë gje e arriti dhe nuk e kuptoj me çfarë fytyre vazhdon akoma dhe bën. Familja e tij e di shumë mirë se çfarë personi është ai. Ka ushtruar dhunë te familja e tij, te motrat e tij, te mbesa e tij dhe jo më tek unë që nuk më ka asnjë lloj gjeje. Kështu që do ti them një thirrje të fundit familjes së tij. Nëse ai vazhdon me këtë muhabet, unë do vazhdoj me organet kompetente.
Deri tani nuk e kam bërë kur kam qenë e lidhur sepse e kam dashur. Këto kohë nuk e kam bërë se kam menduar se do ta zgjidhim si njerëz të rritur që jemi. Por tani është lajmërimi im i fundit. Nëse ai hedh edhe gjënë më të vogël dhe bën gjestin më të vogël, unë do shkoj dhe do ta denoncoj, se nuk e lë më këtu. Dhe familja e tij që e di shumë mirë se çfarë njeriu është ai duhet të vej ta a kontrollojë nga trutë e kokës se qenka njëri psiqik.
Në këtë mënyre e mbyll deklaratën e saj Alvia Qarri e cila me sa kuptohet nëpërmjet kërcënimit të saj drejtuar familjarëve të Hysenit kërkon ndërhyrjen e tyre që ai të mos vazhdojë me publikimin e rregjistrimeve të tjera dhe të mos kryeje gjeste ndaj saj.

Loading...