Të gjithë menduam se perplasja midis Alvisa Qarrit dhe Hysen Ramës e kishte arrit kulmin natën e përputhen prime ku situata doli jashtë kontrollit dhe publiku ngeli i shtangur nga ato që u transmetuan . Por me sa duket ky konflikt nuk përfundon me kaq. Dita ditës, si kundërpërgjigje ndaj njëri- tjetrit ata vazhdojnë të nxjerrin dhe të publikojnë rregjistrime me video dhe mesazhe duke akuzuar njëri- tjetrin. Alvisa përpiqet të faktojë dhe të bindë publikun se ka qenë e dhunuar dhe e përndjekur nga Hysen Rama, ndërkohë që Hyesni nga ana e tij përpiqet të bindëopinioni publik se ai është tradhëtuar nga Alvisa gjatë momentit që kanë qënë të rilidhur dhe se ai nuk ka përdorë kurrë dhunë ndaj saj. Produksioni dhe autorja e programit, Olsa Muhameti ka dalë në mbrojtje të Alvisës dhe kjo me sa duket e ka acaruar akoma më shumë Hysenin. Ai ka nxjerrë në instagramin e tij rregjistrimin e radhës të cilin e shoqëron me këtë fjali: ‘Cdo gje bëhet për famë, për imazh dhe për lekë. A mund ta bëjë këtë bisedë nga frika me mua?.
Ja cfarë shkruan pas publikimit të video-rregjistrimit Hyseni:
Sinqerisht vendosa te dal dhe te tregoj te gjithe te verteten e historisë sepse po hidhnin një mal me akuza mbi mua, qofte produksioni, qoftë vajza në fjalë. Historia është pa pikë dhe presje ashtu si unë e kam treguar. Më vjen keq që nuk del të sqarojnë të gjithë të vërtetën dhe të flasë për çka është bërë këtë periudhë gjatë emisionit, por fillon tregon mashtrime çfarë ka ndodh në Janar dhe para dy vitesh.
Ajo më mirë se kushdo tjetër më njeh mua cfarë personi jam dhe e di që sdo përdorja dhunë kurrë kundër asaj dhe kundër askujt tjetër. Por në këtë situatë na solli produksioni dhe shpifjet e Olsës për të dal nga situata. Por nuk e dini që jeni fut në një rrugë që as vet spo dini të dilni më dhe po nxirrni gënjeshtrat tuaja.
Hapi mesazhet të gjitha, jo vetëm mesazhet e tua. Tregoje arsyen e vërtetë të ndarjes që ishte për shkak të skandalit që ti bërë në mes të lokalit. Mos trego fantazirat e tua gjoja të paskam tradhëtuar unë. Dhe gomat e makinës tregoje arsyen përse ndodhi, të vërtetën, sepse më vodhe të gjitha kontaktet e punës dhe mi shite te kundërshtarët e mi. Gabimi ishte imi që pranova të rilidhem me atë vajzë me idenë se do ketë ndryshuar, por njerzit nuk ndryshokan.
Olsa! E di shumë mirë që ti e bëre gjithë këtë lëmsh por më vjen çudi si pranoi Alvisa të bëjë kompromis me ty kur ajo e di që është e zhytur deri në fyt me gabime kundrejt meje. Po ja mban mirë anën deri tani Olsa! Por të shohim sa do ja mbash deri në fund.