Alvisa ka treguar edhe se sii ka shkuar udhëtimi deri në Mitrovicë.
Ajo ka treguar se në kufi, polici i pikës kufitare e ka njohur dhe duke qenë se kishte dëgjuar paska për historinë e saj, i ka shprehur përkrahjen e tij.
“Kosova i ka njerëzit shumë të sjellshëm dhe më ka mirëpritur maksimalisht që në kufi e deri në Mitrovicë. Është një gjë që e prisja, por jo aq tepër. Jam ndjerë shumë mirë, shumë rehat. Që kur hyra në kufi ishte ai polici i parë fare te dogana dhe kishte dëgjuar pak a shumë për historinë time dhe më tha që më ke përkrahje, ishte edhe si batutë: ‘Këtu në kufi do lejoj unë kush do hyjë dhe kush nuk do hyjë’. Pastaj njerëzit ndalonin të bënin komplimente”, tha Alvisa.
Loading...