Amareta me vetëm 4 përbërës, një recetë klasike

Një recetë klasike e përgatitjes së amaretave më të shijshme që keni ngrënë ndonjëherë.

Mund t’i gatuani me vetëm 4 përbërës të thjeshtë. Ideale për të shoqëruar një filxhan kafeje.

Përbërësit:
325 gram bajame
300 gram sheqer
3 të bardha veze
1 lugë çaji ekstrakt bajamesh

Përgatitja:
Ngrohni furrën në temperaturën 150 gradë Celcius.
Copëtoni bajamet në një procesor ushqimi. Shtoni sheqerin dhe vazhdojeni procesin edhe për 15 sekonda.
Në fund hidhni të bardhat e vezëve dhe ekstraktin e bajameve. Lërini derisa të merrni një masë brumi të butë.
Përdorni një lugë çaji dhe formoni amareta të vogla. Renditini në një tavë ku keni vënë më parë një letër pjekje. Piqini për 20-30 minuta.

Loading...