Ambasada e Amerikane në Tiranë ka inkurajon të rinjtë shqiptarë: “Ju jeni udhëheqësit e ardhshëm, ngrini zërin”

Ambasada e Amerikane në Tiranë ka inkurajuar herë pas herë të rinjtë shqiptarë në iniciativa dhe projekte të ndryshme për të nxitur dhe krijuar modele frymëzimi në një shoqëri që vijon që të jetë në tranzicion.

“SpeakUP” ishte projekti me i fundit që përfshiu nxënës nga gjashtë shkolla të mesme në Tiranë për të nxitur fjalimet publike dhe përfshirjen qytetare tek të rinjtë shqiptarë.

Nxënësit drejtuan fushata të ndryshme të përqendruara në barazinë gjinore, mjedisin dhe medien sociale duke frymëzuar edhe bashkëmoshatarët e tyre për të sjellë ndryshim në shoqëri.

“Ju nxis të gjithëve që të vazhdoni të gjeni zërin tuaj. Vazhdoni të ngrini zërin kur të tjerët nuk munden, vazhdoni të sillni ndryshime pozitive në komunitetet tuaja dhe vazhdoni të merrni përgjegjësi kur të tjerët të mos ta bëjnë këtë.

Ju jeni udhëheqësit e ardhshëm të këtij vendi, zëri i të cilit do të jetë një ditë përgjegjësia juaj”, tha Specialisti i Menaxhimit të Informacionit Roy Timberman gjatë fjalës së tij në ceremoninë përmbyllëse të projektit SpeakUP në Këndin Amerikan në Tiranë.

Loading...