Ambasada e SHBA: Ka qenë një javë e vështirë,por lajmi i mirë është që nuk po shohim një rritje shpërthyese të infektimeve

Ambasada amerikane ne Tirane publikoi nje mesazh ne lidhje me situaten e koronavirusit, duke e cilesuar kete qe po kalojme si nje jave te veshtire.

“Ka qenë një javë e vështirë – por lajmi i mirë është që nuk po shohim një rritje shpërthyese të infektimeve.

ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME QË TË RESPEKTOHEN MASAT QË JAPIN REZULTAT: distancimi fizik, të qëndruarit në shtëpi, larja e duarve, mbështetja emocionale e njëri-tjetrit”, thuhet ne mesazh.

Me tej publikimi i ambasades: Falënderim i pamasë për ju, punonjësit e vijës së parë që po ndihmoni në mbrojtjen e të gjithë Shqiptarëve: punonjës të shëndetit, punonjës të policisë, punonjës të bizneseve jetikë, punonjës të shpërndarjes, ofrues të shërbimeve thelbësore – por veçanërisht mirënjohës për punonjësit e shëndetësisë! Respekti ynë më i madh për ju.

Loading...