Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar sërish në lidhje me situatën e tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës.
Përmes një postimi në “Facebook”, ambasada e SHBA sjell në vëmendje deklarata e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, ku theksohet se nëse Rusia pushton Ukrainën, vendosen në rrezik parimet të cilat e kanë bërë botën më të sigurt.
Njoftimi i plotë i ambasadës amerikane në Tiranë:
“Nëse Rusia pushton dhe zapton Ukrainën, çfarë vjen më pas? Mund të duket si një mosmarrëveshje e largët rajonale apo një tjetër shembull i persekutimit rus. Por janë në rrezik parimet të cilat e kanë bërë botën më të sigurt dhe më të qëndrueshme për dekada”, paralajmëron Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.
Loading...