Ambasada ruse në Shqipëri njofton se nga data 25 prill Dega Konsullore, për arsye teknike do të ndërpresë përkohësisht pritjet e vizitorëve.
Me anë të një psotimi, ambasada njofton se për kohën e rifillimit të punës së Degës Konsullore do të njoftohet më vonë në ëeb-site dhe rrjetet sociale të Ambasadës.
Pas rifillimit të punës, pritja në Degën Konsullore për vizitorët do të bëhet në adresën e re: Tiranë, Mjull-Bathore, rr.Dervish Shaba, Ambasada e Rusisë në Shqipëri. Hyrja për në Degën Konsullore do të jetë nëpërmjet rrugës Xhaferr Shaba, oborri i pasëm i Ambasadës.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM PËR VIZITORËT PËR REGJIMIN E PUNËS DHE TRANSFERIMIN E DEGËS KONSULLORE
Të nderuar vizitorë!
Ju njoftojmë se nga data 25 prill 2022 (!) Dega Konsullore e Ambasadës Ruse në Shqipëri, për arsye teknike, ndërpret përkohësisht pritjet e vizitoërve.
Për kohën e rifillimit të punës së Degës Konsullore do të njoftohet më vonë në ëeb-site dhe rrjetet sociale të Ambasadës.
Pas rifillimit të punës, pritja në Degën Konsullore për vizitorët do të bëhet në adresën e re: Tiranë, Mjull-Bathore, rr.Dervish Shaba, Ambasada e Rusisë në Shqipëri. Hyrja për në Degën Konsullore do të jetë nëpërmjet rrugës Xhaferr Shaba, oborri i pasëm i Ambasadës (shiko hartën).