Ambasadori i Rusisë viziton Beratin, bashkëpunim në fushën e turizmit

Kryetari i Bashkisë, Petrit Sinaj, priti sot në një takim zyrtar ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri, Aleksandër Karpushin.

Gjatë takimit u diskutuan çështje të bashkëpunimit dypalësh, me fokus lidhjet në fushën e kulturës, arsimit, turizmit dhe shkëmbimeve të studentëve.

Temat konkrete të diskutimeve ishin ngritja e një qendre për mësimin e gjuhës ruse, ofrimi i bursave të studimit për të rinjtë, organizimi i aktiviteteve kulturore të përbashkëta, si dhe mbështetje për bibliotekën e qytetit me publikime dhe libra të letërsisë ruse. Po kështu, me rëndësi për takimin ishte edhe promocioni turistik i qytetit të Beratit në agjencitë turistike ruse.

Më pas, në mjediset e bibliotekës “Vexhi Buharaja” u organizua promovimi i librit “Metoda e mësimit të gjuhës ruse për shqiptaret”. z.tosku/ATSH

Loading...