Ambasadori rus flet për konfliktin Rusi-Ukrainë: ‘As nuk na bëhet vonë për sanksionet e perëndimit’

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës po reflektohen edhe në aspektin diplomatik.

Perëndimi dhe SHBA ka kërcënuar me sanksione ndaj Rusisë në rast agresioni.

Ndërkohë ambasadori rus në Suedi, Viktor Tatarintsev, ka deklaruar se Rusia nuk shqetësohet fare për sanksionet e perëndimit në rast pushtimi të Ukrainës.

“Më falni për gjuhën që po përdor, por sanksionet e tyre nuk na interesojnë. Jemi përballur me kaq shumë sanksione deri tani, e ato, në një farë kuptimi, kanë pasur një efekt pozitiv në ekonominë dhe bujqësinë tonë”, tha diplomati i lartë rus.

“Po ecim mirë vetë, kemi mundur t`i rrisim ndjeshëm eksportet tona. Ne nuk kemi djathë italian apo zviceran, e çfarë pastaj? Jemi mësuar të bëjmë djathëra rusë po aq të mirë duke përdorur receta italiane dhe zvicerane“, u shpreh Tatarintsev, i cili pranoi se sanksionet e reja nuk kanë asgjë pozitive, por nuk janë aq të këqija.

Loading...