Ambasadorja amerikane Yuri Kim del me paralajmërimin e fortë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka vlerësuar marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë duke shtuar se rëndësi ka bashkëpunimi.

Më tej theksoi se tregtia dypalëshe mes dy vendeve po rritet.

“Duam të forcojmë edhe më shumë marrëdhëniet. Tregtia jonë dypalëshe po rritet. Ju i dini edhe për projektet si Skafica, hidrocentralin aty… Që prej 24 shkurtit kur Rusia pushtoi Ukrainën e pamë edhe ndikimin që po sjellin në ekonomi dhe sektorin e energjisë. Ajo që po ndodh në Shqipëri mund të sjellë një kontribut domethënës si anëtar i NATO-s që Europa të çlirohet nga Rusia.

Reformat po funksionojnë…Po tregohet se Shqipëria është e hapur ndaj biznesit. Shqipëria është një zë udhëheqës nga Këshilli i OKB. Investimet e SHBA në Shqipëri janë shumë më lart”, tha ajo, duke shtuar: “Do të ketë më shumë investime amerikane kur gjykatat të jenë të pastra Do të ketë më shumë investime kur rregullat për biznese amerikan janë të njëjtat që zbatohen për këdo tjetër”,.

Loading...