Ambasadorja Kim viziton Beratin: Qytet magjepsës, guida të mrekullueshme

Ambasadorja e Shteteve të Bashkura të Amerikës, në Tiranë, Yuri Kim, ka vizituar qytetin e Beratit.

Ambasadorja Kim ka mbetur e magjepsur nga bukuritë e shumta që ofron qyteti, nga kishat e vjetra dhe nga kultura magjepsëse.

“Mrekulli të vizitoja Beratin. Qytet magjepsës, guida të mrekullueshme, kisha të vjetra dhe ikona që të mbushin sytë me lot”, është shprehur ambasadorja Kim.

Qyteti i Beratit, i quajtur ndryshe dhe si qyteti i një mbi një dritareve rrethohet nga kodra dhe male, ku spikat Tomori, i deklaruar park kombëtar. Berati është shpallur sit i trashëgimisë botërore nga UNESCO./atsh

Loading...