Thirrjes së ish-kryeministrit ndaj zyrtarëve të DASH për rishikimin të vendimit, ambasada e SHBA-ve u është përgjigjur përmes statistikave.
Nga 200 persona të cilët janë shpallur “non grata”për korrupsion, asnjë nuk ishte kthyer mbrapsht.
“Në rast se jeni kureshtarë: Numri i përcaktimeve të ligjit 7031 (c) është mbi 200. Numri i vendimeve të kthyera është 0. Numri i faljeve që po përgatiten për t’u bërë për personat e përcaktuar si të korruptuar është 0”, shkruhet në postimin e ambasadës, duke lënë të kuptohet se vendimi për Sali Berishën nuk do të ndryshojë.
Kujtojmë se më 11 dhjetor gjatë Kuvendit ish-kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje të zyrtarëve amerikanë që të rishikojnë vendimin e tyre për futjen e tij në “listën e zezë”të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.