Ambasadorja Yuri Kim njofton ‘ngjarjen historike’

Kanë mbërritur në Shqipëri Brigada e Asistencës së Forcave të Sigurisë së SHBA.

Lajmin e ka bërë me dije ambasada amerikane në Tiranë, ndërsa ata janë mirëpritur nga ambasadorja Yuri Kim.

Kjo ngjarje historike nënvizon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Shqipërinë që të vazhdojë të përmbushë objektivat e saj të NATO-s në aftësi dhe kontributin në mbrojtjen e Aleancës.

“Ambasadorja Kim mirëpriti në Shqipëri Brigadën e Asistencës së Forcave të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara Amerikane, teksa ata nisin rotacionin e tyre 6 mujor në bazën ushtarake në Zall Herr. Ambasadores Kim iu bashkua Komandanti i Forcave Tokësore Shqiptare, Gjeneral Brigade Arben Kingji. Së bashku ata ndoqën të parin nga shumë trajnime stërvitore që forcat e Shteteve të Bashkuara dhe ato të Shqipërisë do të zhvillojnë së bashku.

Kjo ngjarje historike nënvizon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Shqipërinë që të vazhdojë të përmbushë objektivat e saj të NATO-s në aftësi dhe kontributin në mbrojtjen e Aleancës” shkruan Kim në postimin e saj.

Loading...