Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 03:45, në autostradën Durrës-Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë, një ambulancë, me drejtues shtetasin me iniciale I.D, 51 vjeç banues në Sarandë, ka rrëshkitur pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetësja Arziko Shehu, 71 vjeçe.
Sipas burimeve të FaxNews, 71 vjeçarja po transportohej për në Tiranë, pasi ishte bartëse e Covid-19 dhe gjendja e saj shëndetësore ishte e rënduar.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Loading...