Ameli i këndon ninulla Duamit: Nani nani shpirti i motrës

Vogëlushja e Alban Skënderajt dhe Miriam Canit, Ameli, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një story të publikuar në llogarinë e këngërares në Instagram.

Si një motër e madhe, ajo i ka kënduar ninulla të voglit të shtëpisë, Duamit, për ta vënë në gjumë.

Miriami ka filmuar momentin e ëmbël, teksa në sfond dëgjohet zëri i Amelisë e cila i këndon të vëllait ëmbëlsisht.

“Nani nani shpirti i motrës, të më rritesh si drita e hënës”- dëgjohet të thotë ajo duke ja shkrirë zemrën jo vetëm të ëmës, por edhe të gjithë ndjekësve në Instagram.

Me siguri, Duam dhe Ameli do të bëhen shokët më të mirë të njëri-tjetrit, sapo i vogli të rritet edhe pak

Duam erdhi në jetë në janar të këtij viti duke zgjeruar familje e bukur të Miriam dhe Albanit.

Deri tani, dyshja nuk e ka treguar asnjëherë portretin e të voglit në rrjete sociale, duke na bërë kuriozë të dimë se cilit prej prindërve i ngjan më shumë.

Çifti kurorëzoi dashurinë në martesë pas 12 vitesh lidhje në maj të vitit të kaluar.

Loading...