Ditën e sotme filmi i shumë komentuar “I Love Tropoja” ka premierën e tij.
Ajo do të zhvillohet në “Pallatin e Kongreseve” dhe pjesë do të jenë persona të ftuar nga vetë aktori, apo edhe publiku që mezi e ka pritur.
Sot, Ermali do të vlerësohet për punën e muajve të tërë dhe më në fund do të kemi mundësi të shohim batutat e filmit.
Në këtë ditë të rëndësishme, ai ka marrë urime të shumta nga familjarët, kolegët dhe fansat, por ai më speciali është i bashkëshortes, Amarda Toska.
Ami ka publikuar në Instagram një foto me Ermalin dhe në të shkruan fjalët frymëzuese.
“Suksesi matet me punë dhe këtë ti e ke konfirmuar tashmë!
Suksese për Premierën e parë të këtij lloji zemër @ermalmamaqiofficial ❤! Sot është dita jote që të ulesh në Pallatin e Kongreseve me sallën plot e të shijosh veprën që krijove!
Të Dua❤”, shkruan Ami.