Ndër të tjera ajo foli dhe për emocionet e ditës së dasmës dhe lotët që u rridhnin pa fund të dyve.
“Në altar kam pasur shumë emocione dhe qava pak. Të gjitha fotot i kam si e traumatizuar, më vjen keq kur i shoh se jam me sy të mallëngjyer ndërkohë që duhet të isha e gëzuar” – tha Ami.
Por nuk ishte vetëm ajo e emocionuar pasi dhe Ermali kishte qarë.
“Një ditë më pas i kishe ti emocionet. Të qarë që ka bërë Ermal Mamaqi… Gjithë ai emocion i shpërtheu në lot, por ishte shumë bukur” – zbuloi më tej Ami.
Ermali e ndërpreu me shaka duke i thënë: “S’do i themi të gjitha këtu, sa turp më vjen tani. Kur pashë gjithë ata njerëz më kapi një gjendje si ngashërim, fillova të qaja … Ishte subkoshienca që thoshte ç’po i bëja vetes” – shtoi me humor Ermali.
“Në momentin kur do të çoheshin familjarët të kërcenin ky futi kokën poshtë tavolinës dhe më tha ‘S’po ndaloj dot. Ermal s’ka problem i thashë bëj sikur po fshin sytë’” – shtoi më tej Ami duke zbuluar kështu edhe ‘sekretin’ e Ermalit në dasmën e tyre.