Analisti i njohur Frrok Çupi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në një emision televiziv.
Çupi ka thënë se ka qenë në një listë me rreth 20 persona që sipas tij do ekzekutoheshin me urdhër të Sali Berishës në vitin 1997. Ai ka quajtur veten “viktima e Berishës që ka jetuar rastësisht”.
“Berishën e kam këshilluar miliona herë, jam armiku i tij i shpallur prej tij, jam viktima e tij që ka jetuar rastësisht, në 1997 kam qenë numrin një e regjistruar në listat e Shaban Memisë për t’u vrarë pa paralajmërim, ishin nja 20 veta në listë, dhe unë jetova në Vlorë”, tha Çupi.
Loading...