Pete Hegseth një nga analistët dhe njëhkohësisht aksioner në Fox Neës, ka rrëfyer në transmetim direkt se ai nuk i ka larë duart prej 10 vitesh duke thënë se “mikrobet nuk janë të vërteta”.
“Unë vaksinohem,” tha ai.
Rrëfimi i tij erdhi pasi bashkëpronarët Ed Henry dhe Jedediah Bila e tallën atë se po hante picë me dorën e majtë.
“Vendimi im për vitin 2019 është të them gjërat para kamerës ashtu sic i them jashtë kamerës,” shtoi Hegseth.
Komentet e tij u ballafaquan me mbështetje dhe shqetësim në rrjete sociale. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se larja e rregullt e duarve është e domosdoshme.
“Larja e duarve është një nga mënyrat më të mira për të hequr mikrobet, për të mos u sëmurur dhe për të parandaluar përhapjen e mikrobeve te të tjerët. Nëse ndaloni se lari duart efektet negative do të bien jo vetëm mbi ju por edhe mbi njerëzit e tjerë rreth jush” tha Jamin Brahmbhatt, mjek në Orlando Health.