Analisti i njohur vjen me deklaratën e fortë!/ A do të ketë luftë bërthamore?

Analisti Artur Zheji i ftuar sot në emisionin ‘Pikat mbi i’ komentoi zhvillimet më të fundit në Ukrainë, Ai u shpreh se Putin ka mbetur i vetëm, pasi e gjitha bota i është bashkuar optimizmit të luftës në Ukrainë, të përçuar nga Presidenti Volodymyr Zelensky.

Zheji:

Ishte shumë e fortë deklarata e Presidentit amerikan, që “Putini nuk e di se çfarë e pret”. Ky është një kërcënim i hapur. Gjithë Amerika ishte me Biden, sepse deklarata u shoqërua me ovacion. Kjo e shkatërron komplet planin dhe strategjinë e Putinit. Putini do ta mbyllë sa më shpejt këtë turp.

Është në një situatë ku nuk ka kthim pas, ndaj e vetmja rrugë është të ecë përpara. Putin ndodhet mes dy zjarresh, pasi edhe kritiku i tij në Rusi, Navalny, ka bërë thirrje për protesta çdo ditë. Gjithashtu, edhe Kina ka një qëndrim neutral, ku ka kërkuar të mbizotërojë paqja mbi luftën. Pra, duket se Putini është vetëm edhe nga Kina.
Zheji:

Është punuar për të krijuar një arkitekturë të rezistencës, që nuk është një zbulim apo e paparashikuar nga amerikanët. Dua të ndalemi te bilanci i 24 orëve të fundit, ku vetëm në një goditje në Kharkiv janë vrarë 21 veta, numri i fëmijëve të vdekur është i madh. Kjo tregon se ushtarët rusë në terren kanë humbur qetësinë.

Nëse kanë qenë të vendosur të bënin operacione ushtarake, tani e kanë lëshuar dorën. Ata duan të krijojnë panik, që të ulin moralisht rezistencën e Ukrainës. Por, një lajm interesant po qarkullon nga shërbimet inteligjente, që Rusia tani mund të numërojë 10 mijë ushtarë të vrarë. Pra, Ukraina po bëhet një varrezë e madhe e kësaj ushtrie.

Rezistenca e ushtrisë ukrainase është shumë e madhe. Ushtria ruse ka ndeshur në një mur të trefishtë në Ukrainë, në një klimë patriotizmi, në një klimë rezistence. Pjesa dërrmuese e të larguarve nga Ukraina janë vetëm gra e fëmijë, pasi burrat kanë qëndruar për të luftuar. Ka ngelur vetëm blofi apo kërcënimi me holokaust global, përdorim të armëve bërthamore nga rusët.

Loading...