Analisti Mustafa Nano dhe gazetari Armand Shkullaku janë përpla.sur gjatë emisionit “Opinion.” Ja replikat…

Analisti Mustafa Nano dhe gazetari Armand Shkullaku janë përpla.sur gjatë emisionit “Opinion” ku po disktuhej rreth mesazheve që Kryeministri Edi Rama kishte shkembyer me studentet e Inxhinerisë së Ndërtimit.

Studentja i ka lexuar mesazhet gjatë emisionit ”Opinion”, ndërkohë që Nano dhe Shkullaku janë shkëmbyer replika të forta me njëri-tjetrin.

Gjatë debatit, Mustafa Nano ka thënë se në mesazhe nuk kishte as gjë të tepruar, ndërkohë që ka paralelizuar me kohën e kur qeveriste Berisha dhe ku femrat janë quajtur si “lav.ire bulevardi”.

Por komenti i tij është quajtur si pa lidhje nga gazetari Shkullaku, i cili ka kujtuar kohë ne Enver Hoxhës, i cili ka ofenduar Musine Kokalarin teksa ka thënë se: “Akoma gjallë kjo rrus.pije”.

Por pas këtyre replikave tonet janë ngritur dhe Nano ka thënë se dëshira e tij është që studentët ta rrëzojnë Edi Ramën, ndërkohë që është përpla.sur me Shkullakun të cilin e ka quajtur si “ta.leban”.

Replikat

Nano: Nuk ka asgje te tepruar ne mesazhe. Të shoh të karikuar sot Shkullak edhe në mbrojtje të femrave, por femrat këtu janë fyer dhe janë quajtur ku.rva bulevardi.

Shkullaku: Për Muçin do bëjë një parantez, sa herë del ai, kemi pjesën e Berishës që të bie rehat ai dhe pastaj të flasim për temën e ditës. E di çfarë i ka thënë Ever Hoxha Musine Kokalarit?

Fevziu: Ende gjallë kjo rrus.pije?

Nano: Po ç’lidhje ka kjo?

Shkullaku: Po ç’lidhje ka kjo me ç’ka thënë Berisha?

Nano: Berishën na e nxjerr Fevziu çdo natë. O Shkullak je në pozita tale.bani tani.. Nuk më bëhet vonë fare për Ramën, unë dua që studentët ta rrëzojnë Ramën. Ti do që studentët të rrëzojnë Ramën dhe vetëm kaq.

Shkullaku: Ti nuk e di se çfarë mendoj unë dhe këtë taleban, qëtësohu dhe mos bëj sikur revoltohesh…

Loading...