Andi Lila nuk e braktis Bashën: Dita e ndryshimit të madh erdhi si një mallkim, por jemi me ty…

Koordinatori Kombëtar për Sportin për Partinë Demokratike Andi Lila, ndryshe nga segmente të caktuara brenda PD-së, shpreh mbështetjen dhe besnikërinë për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha për të vijuar betejën kundër qeverisë Rama për të ardhur në pushtet. Në një postim në rrjetet sociale, Lila thotë se demokratët u sollën si europianë, por u shpërblyen si mesjetën barbare.

“Me privilegjin që z.Basha dhe Partia Demokratike më dhanë si Koordinator Kombëtar i Sportit, kudo ku shkuam, këdo që takuam, vetëm shkëlqimin e shpresës, të optimizmit, ndryshimit e perspektivës me sytë tona vështruam gjithkund.
Por dita e ndryshimit të madh erdhi si një mallkim, shkaktuar nga manipulimi i pamatshëm, dhuna e bandave të ushqyera nga tregu zyrtar i hashashit, shtypja e presioni i administrates, makineria e oligarkëve furnizuar me paratë e siguruara prej taksave publike, policia e drejtësia në këmbë për të avokuar kriminelët. Ato i pushkatuan zgjedhjet e lira si askund në botë e askush në trojet shqiptare.

Ato grabitën shpresën, të ardhmen e fëmijëve tanë. U sollëm si europiane, por u shperblyem si në mesjetën barbare. Por, ne në tokë kurrë nuk ramë. Sfida e vërtetë sa ka nisur. Partia Demokratike, gjithë demokratët e bashkuar me z.Basha në krye, do ja dalim në përballjen me këta manipulatorë.

Ne do ju mbështetim, sepse uragani popull tashmë nuk do ndalet, së bashku do i prijmë. Ne jemi këtu,do të jemi këtu,në mbrojtje të demokracisë, sepse ne jemi shqiptarë dhe veç gjuhën amtare flasim” shkruan ai.

Loading...