Jasmina ishte e ftuar në “Top Arena”, ku iu përgjigj pyetjeve të Antonelës në lidhje me personazhet e Për’puthen dhe Andit, me të cilin doli si cift por historisë së tyre i erdhi fundi shumë shpejt.
Jasmina tha se Andin e la me një mesazh, ndërsa pas bisedave që janë bërë pas përfundimit të programit, është zhgënjyer nga Atdheu. Sa i përket vajzës që vishej më keq, Jasmina përmend emrin e Sindit.
Pyetje: Çfarë ndodhi mes teje dhe Andit?
Jasmina: Na la… Iku me të shumtit. Se bëj shaka. Ndodhi një asgjë e madhe.
Pyetje: Të la për Dionën apo xhelozi e jotja?
Jasmina: Asnjëri nuk la asnjërin. Unë mund të them që e lash me një mesazh. Ai mund të thotë se e lashë se ishte xheloze.
Pyetje: Të përdori për vëmendje?
Jasmina: E vështirë për tu kuptuar? Po.
Pyetje: Të ka zhgënjyer njeri?
Jasmina: Kohët e fundit që kam marrë vesh shumë gjëra, jam zhgënjyer nga Atdheu. Më falso nga personazhet e Për’Puthen. Andi, me ty e kam. Fillo të jesh më i sinqertë se mbase do ecësh në këtë jetë. Nqs nuk do zgjidhja Andin, do zgjidhja dikë tjetër për të shmangur dramat.
Pyetje: Cila nga vajzat vishej më keq?
Jasmina: Jo në shijet e mia ka qenë Sindi.